Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave. Ajo theksoi se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pasi që veprimet e njëanshme mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve duhet të shmangen. Çështjet e pazgjidhura, përfshirë planet për të rihapur urën e Ibrit të Mitrovicës për automjete, duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja,” thuhet në një komunikatë të UNMIK-ut. Në agjendën e Qeverisë së Kosovës për veriun e vendit përfshihet hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave. Ky paralajmërim ka ardhur nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, dhe asamblistë të Vetëvendosjes në Komunën Veriore të Mitrovicës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …