Ejup Maqedonci: Kapacitetet FSK-së, janë fuqizuar me përfshirjen e dronëve Bajraktar në inventarin e sistemeve të armatimit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,  Ejup Maqedonci, konsideron se c Gjatë një vizite në Aeroportin e Gjakovës, Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vëzhguan nga afër operacionet me këta dronë. Ministri theksoi rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me sisteme moderne dhe të sofistikuara për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. Ai nënvizoi se këto përpjekje janë thelbësore për ruajtjen e paqes në vend dhe në rajon. Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale,” përfundoi Maqedonci. Ky zhvillim i rëndësishëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të përmirësuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …