leoni

Ministri Zharkupriti në një takim priti shefen e zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, ambasadoren znj.Konstantina Athanassiadou.

Në këtë takim, ministri  Zharku e njoftoi shefen e zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, znj.Athanassiadou, me prioritetet e Ministrisë së Infrastrukturës, në zhvillimin e projekteve të rëndësishme në lëminë e sektorit të transportit rrugor  dhe atë të hekurudhave.

Gjatë takimit mes ministrit Zharku dhe znj.Athanassiadou u diskutua për thellimin e bashkëpunimin mes Kosovës dhe Greqisë, në nivel ekonomik, veçanërisht në zhvillimin e transportit rrugor dhe hekurudhor.

Në takim po ashtu u bisedua edhe për eliminimin e barrierave të cilat po paraqiten gjatë transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …