Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është duke vazhduar korrupsioni në qeverinë Kurti. Ajo, në një postim të saj ka shkruar se vetëm dje Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë euro, krejt këto brenda një ditë të vetme. Korrupsioni duhet të ndëshkohet. Në ekonominë e tregut askush s’ka të drejtë që në sektorë ku ka konkurrencë të negociojë kontrata me një kompani. Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, respektivisht është keqpërdorim i detyrës zyrtare, dëmtim i buxhetit të shtetit – është korrupsion, ka shkruar deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, zonja, Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …