Udhëhequr nga Kryesuesi i komunës së Deçanit, z. Hajdar Sutaj, u mbajt mbledhja e rregullt e kuvendit komunal, e pesta për këtë vit. Të pranishëm ishin anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtar komunal, përfaqësuesit e OSBE-së. Për rende dite ishin propozuar këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Plani për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;
-
Raporti i Komisionit për Emërimin e Rrugëve, Shesheve dhe Hapësirave tjera Publike;
-
Themelimi i komiteteve: PËR SHËNDETËSI, PËR ARSIM, PËR KULTURË;
-
Të ndryshme.