leoni

Ismet Sylejmani: Fundi i një heshtjeje të pa fund

Ismet Sylejmani: AMBASADORJA AMERIKANE ZNJ. ANGGELER, NDALOJE  KRIJIMIN E QEVERISË ME PAKICË SHQIPTARE NË MAQEDONI TË VERIUT

Ismet Sylejmani: AMBASADORJA AMERIKANE ZNJ. ANGGELER, NDALOJE  KRIJIMIN E QEVERISË ME PAKICË SHQIPTARE NË MAQEDONI TË VERIUT
E nderuara Ambasadore e SHBA-së në Maqedoni të Veriut, Znj. Angela P. Aggeler!
Kanë përfunduar zgjedhjet në Maqedoni të Veriut!
Fituese e zgjedhjeve në kampin maqedon është VMRO-DMPNE me Hristijan Mickoskin Kryetar!
Fituese e zgjedhjeve në kampin shqiptar është Fronti Europian me Ali Ahmetin Kryetar!
Nëse partia politike maqedone, fituese e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, lejohet e lirë të zgjedhë kë të dojë nga shqiptarët për partner koalicioni, atëherë partia apo fronti, jo vetëm me lider Ali Ahmetin, por në të ardhmen edhe vazhduese e rrugës së Tij po të jetë, kurrë nuk do të ishte e mundur të jetë bashkë në drejtim të ekzekutivit në Maqedoninë e Veriut!
Shumë e nderuara Ambasadore e SHBA-së në Maqedoni të Veriut, Znj. Angela P. Aggeler!
Ashtu sikur e dini, luftërat e armatosura çlirimtare, ku do në botë bëhen për çlirim nga pushtuesi!
Në IRJM-së, sot Maqedoni e Veriut, lufta e armatosur në mes UÇK-së dhe aparatit shtypës e antishqiptar shtetëror maqedon,  është bërë për liri dhe të drejta të barabarta, të popullit shqiptar me atë maqedon, pra kundër çdo forme të majorizimit!
Si njëri nga miqtë e veçantë të Ambasadorit Amerikan Jams W. Pardew, me të cilin deri sa ka ndrruar jetë kam pasur kontakte, Ai në një letërkëmbim, më ka shkruar më sa vijon:“…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words.
I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp…”!
(Z.Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira.
Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është pika kryesore e karrierës sime profesionale. jp)!
Ma ka shkruar Ambasadori Amerikan James W. Pardew, gjatë komunikimit të Tij, me mua në facebook, më 5 Maj 2021, në ora 20:49!
Unë jam qytetar nga Kosova, por shfrytëzoj të drejtën time, si ish drejtues në luftën e UÇK-së, dhe si Shef për Mardhënie me US ARMY në Campin Bondstel, nga Zona Operative e Karadakut, por edhe Shef për Informim i TMK-së, Zona e 6-të, të ju drejtohem me apelin e madh njerëzor e kombëtar!
Ndërhyej e nderuara Ambasadore!
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadore e nderuar Znj. Angela P. Aggeler, Ty të dëgjojnë e të respektojnë shqiptarët, por edhe maqedonët do të duhej dhe shpresoj se po!
Mos lejoni të mos rrespektohet e në rastin më të keq, edhe të shkatërrohet Marrëveshja e Ohrit, e cila në mes tjerash, ishte edhe pika kulmore e karieres diplomatike e Mikut tim te Madh, Ambasadorit Amerikan James W. Pardew!
Jam shumë i sigurtë, se të gjithë e kemi të qartë, se pa Ali Ahmetin në Qeveri, ska progresivitet e as stabilitet në Maqedoni të Veriut!
Ndërhyjë e nderuara Ambasadore  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Angela P. Aggeler, mos lejoni të nëpërkëmbet vullneti i shumicës shqiptare në Maqedoni të Veriut!
Me shumë respekt, Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 31 Maj 2024!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …