Nga të dhënat e Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mësohet për rritje të ndjeshme të rasteve me tumore krahasuar me vitet paraprake. Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi ka thënë se rritja është nga 10 deri në 15 për qind më shumë se sa vitet e përparshme. “Kjo mbetet sfiduese për ne sepse një përqindje e tillë e rasteve me tumore është një sfidë edhe për Onkologjinë. Kemi të bëjmë me një problematikë e cila është në të gjitha vendet e rajoni e në Evropë e botë e së bashku me sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarët kryesorë të mortalitetit në botë. “Sfidë mbetet akoma numri i infermierëve, pasi nevojat janë në rritje dhe ne kemi nevojë për staf shtesë. Brenda ditës në Onkologji marrin shërbime së paku 250 deri 300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe së paku 130 deri 140 pacientë të cilët trajtohen në shërbimin e radioterapisë” ka thënë në mes tjerash, drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurtishi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …