OEK-u dhe EIC i kanë bërë thirrje Qeverisë që t’i përmbushë kushtet për të përfituar nga fondi 6-miliardësh i BE-së

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i përmbushë kushtet për të përfituar nga fondi 6-miliardësh i Bashkimit Evropian. Ata kanë thënë se kërkesa e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, që Kosova sa më shpejt ta heqë ndalimin e produkteve serbe në mënyrë që të përfitoj nga ky plani, duhet të shqyrtohet me kujdes nga institucionet e vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se qeveria duhet që të jetë shumë e kujdesshme sa i përket implementimit të planit zhvillimorë në mënyrë që t’i përmbush kushtet të cilat kërkohen për të përfituar në ky plan. Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani ka thënë se Kosova e Serbia janë kushtëzuar nga Bashkimi Evropian, që nëse dëshirojnë që të përfitojnë nga plani i zhvillimit, duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë dakorduar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …