Mustafi: Me mendje e zemër uroj që të kemi më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc

Kandidati nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi ka uruar që të ketë më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc. Gjatë procesit të votimit në qendrën e votimit në Tërnoc, ai ka porositur qytetarët që ta ruajnë dhe të mbrojnë identitetin kombëtar dhe të ketë zhvillim politik, ekonomik dhe social. “Sot në ora 09:00 unë votova në vendvotimin tek çerdhja. Ftoj të gjithë shqiptarët në Komunën e Bujanocit, sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të vendosin dhe të votojnë me mendjen dhe zemër. Është e rëndësishme që në mënyrë masovike të dilet dhe të vendoset për më të mirët. Ne besojmë që Bujanoci meriton më shumë, komuna meriton më mirë, shqiptarët meritojnë shumë më mirë. Është ruajtja, mbrojtja e identitetit kombëtarë, në radhë të dytë zhvillimi i gjithmbarshëm politik, ekonomik dhe social dhe ne konsiderojmë që me mendjen dhe zemër do të kemi më shumë Kosovë dhe më shumë Shqipëri edhe në Bujanoc” theksoi mes tjerash, kandidati për kryetar të komunës së Bujanovcit, Ragmi Mustafi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …