Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se partitë opozitare duhet të bashkohen për ta rrëzuar kryeministrin, Albin Kurtin. Ai ka paralajmëruar se Aleanca do të angazhohet për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe se për këtë qëllim, do të ju drejtohet edhe qytetarëve të Kosovës me të cilët do të bashkëpunoj për ta realizuar këtë qëllim. “Tash kur po dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i ‘urrente’.Në këto muaj, opozita duhet të përbashkohet ndërsa ne si Aleancë kemi për të punuar e pyetur qytetarët e Kosovës” ka shkruar shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri. Ai ka renditur disa pyetja për të cilat ka thpnë se do të kërkoj mendimin e qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …