Gori: Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në KE

Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjatë intervistës për gazetën serbe “Politika” ai ka thënë se në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, kjo çështje nuk u vendos as në rend dite dhe se Italia ishte një nga vendet që ishte pro shtyrjes. “Ne besojmë se pranimi duhet të lidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit. Ky është një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që kandidatura e Kosovës të jetë e suksesshme” ka thënë mes tjerash gjatë intervistës për mediet serbe, ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …