Oda Ekonomike e Kosovës dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë i kanë bërë thirrje qeverisë që të përmbush kushteve që iu kanë vendosur Kosovës, në mënyrë që vendi të mos humbas shansin që të përfitojë nga fondi 6 miliardë euro i Bashkimit Evropian, në kuadër të Planit të ri të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata kanë thënë se kërkesa e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, që Kosova sa më shpejt ta heqin ndalimin e produkteve serbe në mënyrë që të përfitoj nga ky plani, duhet të shqyrtohet me kujdes nga institucionet e vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se qeveria duhet që të jetë shumë e kujdesshme sa i përket implementimit të planit zhvillimorë në mënyrë që t’i përmbush kushtet të cilat kërkohen për të përfituar në ky plan. Kjo pasi sipas tij, nëse vendi dështon në përmbushjen e kushteve, mjetet e dedikuar për Kosovën i shkojnë vendeve fqinje.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …