Gazetari, Nuhi Bytyçi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, për t’ u paraqitur në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Gazetari i RTSH-së gjatë luftës, Nuhi Bytyçi, ka marrë ftesë zyrtare nga Gjykata Speciale në Hagë për të dëshmuar në procesin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Nuhi Bytyçi. ka deklaruar se ashtu si edhe në vitin 2019, kur kam dhënë dëshminë time, për të cilën e kam njoftuar opinionin publik, edhe kësaj radhe kam shprehur gatishmërinë për të thënë të vërtetën e veprimtarisë sime si gazetar gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bytyçi thotë se ndihet krenar me veprimtarinë e tij në shërbim të informimit të mirëfilltë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit, dhe që është lufta vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Dëshmia ime në Hagë, ashtu si çdo herë do të jetë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së, të cilën unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë e kemi prezantuar në mënyrë profesionale në ekranet televizive në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës çlirimtare,” ka thënë gazetari i RTSH-së gjatë luftës, Nuhi Bytyçi. Ndërkohë, seanca e radhës në rastin kundër krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë do të mbahet sot nga ora 9:00  deri në 16:30.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …