Zheljko Peroviq: Nacionalizmi e shovinizmi po marrin përmasa në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Maqedoni

Ish-diplomati malazez, Zheljko Peroviq ka deklaruar se macionalizmi dhe shovinizmi po marrin përmasa në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë e në Maqedoni. Forcat pro-perëndimore u shtypën, dhe të tjerët, ata që janë afër regjimit malinj në Moskë – u forcuan dhe po forcohen edhe më tej. Projektet mëdha shtetërore dhe protagonistëve të politikave nacionaliste në pesë vitet e fundit, padyshim që kanë shkaktuar efektet e saj. Me një qasje të tillë, situata në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u soll në një valë”, shkruan ish ambasadori malazias. “Nacionalizmi i madh serb, më së shpeshti nën petkun e integralizmit ortodoks, si dhe për dyqind vitet e fundit të “shtetësisë moderne serbe”, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mohojë shtetin, kombin, gjuhën, kulturën dhe kishën malazeze”, ka thënë ai. Ngjarjet në vetëm shtatë apo tetë muajt e fundit kanë,  akti terrorist në Banjska, zgjedhjet skandaloze në Serbi, sjellja e liderëve serbë dhe kroatë në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe përbërja e qeverisë së re kroate pa përfaqësues serbë dhe me nacionalistët ekstremë në pushtet, si dhe veprimet selektive, revanshiste dhe antiperëndimore të disa përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor në Mal të Zi ka nënvizuar ish-diplomati malazez, Zheljko Peroviq.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …