Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti shpalli fitoren për zgjedhjet vendore në Bujanoc

Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti shpalli fitoren në Bujanoc. Ai  ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin që i kanë dhënë.  Falënderime plot 3 mijë  e 371 herë për të gjithë ju që votuat ‘Frontin për Ndryshim’, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10 mijë e 800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj ka uruar kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti. Presheva ka rreth 43 mijë e 5oo votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43 mijë 46 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate. Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh. Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …