Në fjalimin përfundimtar prej 15 minutash, të paraqitur para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, i pandehuri, Pjetër Shala, ka shprehur zhgënjimin e tij për akuzat që i janë ngritur dhe ndikimin që kanë pasur në jetën e tij dhe të familjes. Ai theksuar se ka pasur një jetë të thjeshtë dhe të respektuar, Shala ka kritikuar disa dëshmi kundër tij dhe ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tyre. Ai ironizoi disa dëshmi, duke vënë në dyshim autenticitetin e tyre dhe duke përmendur se dëshmitë redaktuara nuk janë të plota. Pjetër Shala përfundoi duke kërkuar drejtësi të paanshme, duke theksuar se nuk kërkon mëshirë, por gjykim të drejtë. Aktgjykimi kundër tij pritet të shpallet brenda dy muajsh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …