Malisheva përgatitet për shënimin e 16 Qershorit

Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, që është Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, po vazhdon përgatitjet për shënimin e kësaj date të rëndësishme. Ky këshill organizativ, drejtohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe përbëhet nga kryesuesi i kuvendit, përfaqësues të subjekteve politike në kuvendin e komunës, përfaqësues nga OVL e UÇK-së në Malishevë dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Në takimin e mbajtur sot, kryetari Kastrati ka bërë thirrje që të gjithë të angazhohen maksimalisht për shënimin e “festës më të madhe për Malishevën” dhe që kjo ngjarje të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe anëtarët tjerë të Këshillit Organizativ janë zotuar për angazhim në organizimin e “festës më të madhe të Malishevës” dhe kanë dhënë propozimet e tyre për mënyrën e shënimit të kësaj ngjarje. Drejtoria për Kulturë ka njoftuar për agjendën, e cila pritet të finalizohet në ditët në vijim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …