Latifi: Heroi Skender Rexhepi ka vetëm ditëlindje

Në ditëlindjen e tij të 59-të, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kanë vizituar Shtëpinë-muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri në fshatin Mrasor. Kryetari Latifi tha se Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe për rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë. Skënderi do të mbetet një prej shembujve më frymëzues për atdhedashuri, sepse i shërbeu atdheut dhe ia fali jetën e tij, pas një veprimtarie të gjatë e të bujshme të angazhimit për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Kjo shtëpi-muze pasqyron të kaluarën tonë të lavdishme. Prandaj, ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë dhe t’i restaurojmë shtëpitë si kjo, me qëllim të ruajtjes së vlerave të UÇK-së dhe të vlerave tona kombëtare. Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme të heroit Skënder Rexhepi!

Mund të jetë një imazh i 14 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …