Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se është duke vazhduar korrupsioni me kontrata njëburimore nga ana e Qeverisë Kurti. Ajo në një postim ka shkruar se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik KEK-u ka nënshkruar kontratën e 16 të njëburimore me të njëjtën kompani. Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore-pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë”, ka shkruar Bajrami. Deputetja ka shtuar se me po të njëjtën kompani është nënshkruar edhe kontratë në vlerë 448 mijë e 251 euro, ndërsa sot u publikua kontrata tjetër në vlerë 443 mijë e 638 euro. Për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro. Ky është korrupsion serioz qeveritar. Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata”, ka theksuar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …