Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka folur për forcimin e sundimit të ligjit dhe përgatitjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, por ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë pa ecur përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pas një takimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare, me të cilët tha se foli për përmirësimin e qasjes në drejtësi në përputhje me standardet e Këshillit Rohde tha se Gjermania mbetet e përkushtuar për ta anëtarësuar Kosovën sa më parë. “Për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për t’u përgatitur Kosova për Këshillin e Evropës ne do ta mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi/FOL për ta përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standardet e Këshillit.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …