25 VITE NGA RËNIA E HEROIT TË KOMBIT BEDRI GASHI Sot e 25 vite më parë në Majën e Pashtrikut në Drejtimin taktik nr.2 të Operacionit “Shigjeta” bie heroikisht heroi kombit Bedri Gashi. Biografi e shkurtër e dëshmorit Bedri Gashi : Bedri Habib Gashi u lind me 28 Gusht të vitit 1967 në fshatin Arllat të Drenasit, ishte fëmiu i gjashtë me rradhë Bab Habibit dhe Nënë Zarifes. Shkollën fillore e kreu në Vendlindje, kurse të mesmen në QAMO “SKENDERBEU” në Drenas. Ai u rritë dhe edukue sikurse të gjithë moshatarët e vetë në frymën patriotike. Ngjarjet e vitit 1989 dhe pjesëmarrja aktive në protestat gjithëpopullore në të gjitha qytetet e Kosovës bëri qe ai të bie në sy të shtetit policor serb , kështu qe ai u detyrua të merrë rrugën e mërgimit për në Kroaci sikurse shumica e shqiptarve të asaj kohe. Aktivitetin e ti e vazhdojë edhe ne Kroaci duke ju bashkangjitur protestave të mergimtarve në Diasporë. Ai për 9 vite nuk kishte qen në Kosovë pasi ishte në shënjestër të policisë serbe. Me fillimin e luftës në Kosovë dhe daljes në skenë të UÇK-së mobilizohet fillimisht në rradhët e Fondit “Vendlindja thërret”, e më pas me shpalljen e mobilizimit të përgjithshëm ai me një grup prej mbi 100 luftëtarësh udhëton në relacionin Zagreb-Rijekë-Split – Durrës e më pas në Qendren Stervitore “FEKEN” të Dajtit, ku ishte baza ushtarake tashme e UÇK-së e dikur baza e Akademisë Ushtarake “ SKENDERBEJ”. Në këtë bazë ishin mobilizuar vullnetarët nga diaspora dhe të gjitha trojet shqiptare, këta vullnetar u stërviten nga eprorët e Akademisë Ushtarake “Skënderbej” me në krye komandantin e Akademisë kolonel Flamur Skraparlliun, kurse komandant i kësaj qendre ishte eprori Bilall Syla. Në këtë bazë ushtarake Bedriu se bashku me shokët e ti kryen pergaditjet tekniko –taktike dhe luftarake për vijat e frontit. Pas pergaditjeve të duhura dhe dhënjës së betimit ai i bashkangjitet sikurse ushtarët të tjerë të vijës së frontit në Majen e Pashtrikut drejtimi taktik nr.2 në Operacionin “Shigjeta”, Ai ishte sy patrembur dhe energjik, lufta në Pashtrik ishte mjaftë e vështir armiku serb po përdorte predhat e të gjitha kalibrave për të rikthyer territoret që i kishin çliruar, njësitet tona. Por edhe kundërvënia e bashkëluftëtarëve të Bedriut ishte mjaftë e ashpër sepse ata po perkraheshim me artileri nga Ushtria e Shtetit Amë – Shqipërisë dhe Aviacioni NATOS. Kështu sipas ditarit operativ qe posedojmë me datë 4 06 1999 në ora 18:00 nga një predhë e minahedhësit të armikut 120 m.m qëllohet për vdekje luftëtari i lirisë Bedri Gashi, ai po mbyllte sytë duke shiquar nga Kosova qe e deshi aq shumë dhe nuk e kishte parë për 9 vite me rradhë. Në vitin 2019 në 20 vjetorin e operacionit ” Shigjeta” presidenti Thaçi e dekorojë me titullin hero i kombit! Po me këtë datë plagosen bashkëluftëtarët : 1.Sevdail Robeli 2.Milaim Ali Krasniqi 3.Shaqir Mustafa 4.Enver Neziri 5.Selim Imer 6.Metush Mustafa 7.Xhelil Salihu dhe 8.Enver Qorri Lavdi e perjteshme për dëshmorin Bedri Gashi dhe të gjithë dëshmorët e kombit ! Rrahim Beketshi
Kontrolloni gjithashtu
REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE
Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …