Gjyshja Nole kërkon varrin
Nën sqetull pak bukë e ujë
Gjyshja Nole po merr udhë
Ajo do bën një rrugë të gjatë
Nëpër male të ndezura flakë.
Kish ca ditë që kish marr rrugë
Male fusha krejt pa udhë
Në mes fushave dhe të malit
Kërkon varrin e ushtarit.
Sa burrërore para varreve,
asnjë lot as gjamë ruan betimin që kishte dhanë
Veç një fjalë ajo kish thanë Lumë gjyshja që të kam.
Ti në këtë fushë këtu nuk qenke vetëm,
pranë ke shokët që u dhe besën,
ja pran teje është Isa, ibrahimi, Sokoli e Afrimi.
Këtu ke Major Muharremin, Besnikun e Alin, Besimin e Muslin.
Zemra gjyshës Bahtir me dëshmor t’Kosovës.
Gjysha Nole shou mallin me nipin e nipa pranë tyre që ata dukeshin si lisa.
Mori rrugën nëpër male nuk deneste por zemra i qante.
Kisha qef të gjej një nuse
Me flamur e shumë krushqe
Ajo u kthye në votrën e saj të bëj bukë për shumë ushtar.
Në kullën e djegur flakë në një qoshe tymonte ditë e natë
Të gjithë e thërrisnin Nana Nole sepse ajo kishte një zemër të madhe.
Dhe një ditë pa zbardhur agimi
Bisha kishte etje të shuante tërbimin.
Kishte humbur klyshët nëpër male
Vriste e prente çdo gjë shqiptare.
Ajo vrau nënë Nole
Aty pran derës së kullës s’madhe.
Atë ditë dhe qielli ishte ngrysur
Dhe lulet në fushë ishin vyshkur.
Dhe qielli qau me lotë për një nënë që u vra sot.
Çoftë në kujtime Nana Nole
Deri sa kjo tokë të frymon arbërore.