Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përfshirë në biseda me krerët e sulmit në Banjskë. Biseda e saj e rikthyer në medie ka shkaktuar zemërim në opinionin pas publikimit të një dialogu me terroristin, Millan Radojçiç, krye organizator i sulmit në Banjskë të Zveçanit, përmes ndërmjetësimit të Sllavko Simiqit të dy nga Lista Serbe. Reagimet për këtë lajm kanë qenë të shumta. Vlora Çitaku, deklaroi se kjo bisedë konfirmon afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe, duke e cilësuar atë si një shfaqje të hipokrizisë dhe mashtrimit nga ana e qeverisë. “Bisedat që dëgjuam, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së dhe kryeterroristit Radojçiç, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe,” tha Çitaku. Hykmete Bajrami, kërkoi llogari dhe dorëheqje, duke kërkuar që Kryeministri Albin Kurti të japë shpjegime për këtë bisedë. “Vetëvendosje duhet të japë llogari para votuesve pse Shefja e Grupit Parlamentar të koordinohet me Radoiçiqin,” theksoi ajo. Mimoza Kusari-Lila e konfirmoi bisedën me Radojçiçin, por në gjuhën shqipe sipas saj.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …