leoni

Qeveria ka dërguar në Bruksel një projekt-plan me reformat të cilat synon t’i kryejë që të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së

Qeveria e Kosovës  ka dërguar në Bruksel një projekt-plan me reformat që synon t’i kryejë, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së. Pjesa  e Kosovës nga kjo pako është 945 milionë euro, nga gjithsej 6 miliardë të parapara Ballkanin Perëndimor. Por, për të përfituar këto mjete, ka kushtëzime. Përveç reformave, për Kosovën e Serbinë, është edhe një kusht shtesë: progresi në dialog dhe zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese. Kosova ka filluar punën për të përmbushur “detyrat” e caktuara për të përfituar nga plani 6 miliardësh i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar javën e kaluar se tashmë i kanë dërguar Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Kosova është vendi i parë në rajon që ka përmbushur këtë hap, derisa njoftoi edhe se çka përfshin drafti e sektorët që do të preken nga reformat.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …