Albin Kurti: Unë jam kryetar i Vetëvendosjes dhe Mimoza nuk është anëtare e saj, pastaj unë nuk jam diktator…

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar lidhur me  përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit. Fillimisht  tha se është një situatë e montuar, dhe Radojiçiq i bën 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe do duhej të ishte ndryshe,  që ai të kthehet në Kosovë dhe të arrestohet. Më pas  Kurti u pyet nëse do të merren masa ndaj Mimoza Kusarit. Në përgjigjen e tij të pakëndshme,  Kurti tha se e kuptoj që po përpiqeni t’ i  dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede, që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si është  prerë e nga kush u organizua. Sekondat, për të cilët flet Kurti nuk ishin disa por 60 ndërsa për të kryer një akt antikombëtar, nuk duhen shumë sekonda. Duke u zënë në kurth me fjalët e veta, ai më në fund u detyra të distancohet ndërsa sqaroi se nuk e ka asgjë të afërt zonjën Kusari.  Unë jam kryetar i Vetëvendosjes dhe Mimoza nuk është anëtare e saj. Edhe po të ishte, për këso gjërash ka komisione. Vetëvendosja  nuk e ka kryetarin diktator, tha Albin Kurti, duke lënë të kuptohet se  e vërteta është si drita, ajo nuk mbulohet me shoshë.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …