leoni

DJEMTË QË SHKRUAN HISTORINË NË SPORTIN RAHOVECAS

Kryetari Latifi mirëpriti në takim KH “Rahoveci”, i cili u shpall KAMPION në Superligën e Kosovës në hendboll. Pas një ecurie të jashtëzakonshme pa humbje në pjesën e rregullt të kampionatit, klubi njësoj vazhdoi edhe në dy finalet e play off-it, duke u kurorëzuar me plot meritë KAMPION NË HENDBOLL. Kryetari Latifi uroi drejtuesit e klubit për punën e jashtëzakonshme, trajnerin Verim Zherka për drejtimin me sukses të skuadrës dhe lojtarët për angazhimin e pashoq deri te ky titull, i pari i këtij niveli për klubet e komunës së Rahovecit. Në fund, u zotua para tyre që përkrahja e Komunës do të rritet dhe mbështetja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë. Urime!

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …