Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur lidhur me përgjimin ku shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet derisa flet në telefon me Milan Radojiçiqin. Selmanaj ka thënë se është keq për Kosovën që duhet mediat të bëjnë një punë të madhe dhe që duhet të ndodhin momente si kjo me përgjimet për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Fatkeqësisht po duhet të dalin momentet të tilla për t’I shpërfaqë, për të nxjerrë fytyrën e vërtetë. Kjo është keq për Kosovën. Duke u ndërlidhur me deklarimet e mëhershme të Simiqit, Selmanaj ka thënë se duhet publikohet e gjithë biseda për të parë se për çfarë ka biseduar Kusari-Lila me personin që SHBA e ka futur në listë të zezë. Ai ka shprehur bindjen e tij që Kusari-Lila me Radojiçiqin ka folur vetëm me lejen e kryeministrit Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …