Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Arian Zeka: Pa normalizim e marrëdhënieve tregtare me Serbinë, Kosova nuk mund të priten investime të huaja serioze

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka theksuar se pa normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve, Kosova nuk mund të presë investime serioze të huaja direkte. Zeka ka shprehur shqetësimin se zyrtarët e lartë të Amerikës kanë vënë në pikëpyetje seriozitetin e qeverisë së Kosovës në ruajtjen e raporteve të veçanta me Uashingtonin zyrtar, për shkak të moszbatimit të zotimeve ndërkombëtare. Ai theksoi se mosrealizimi i normalizimit të raporteve me Serbinë pengon zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja, duke shtuar se masat ndëshkimore të BE-së kanë shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për vendin. Zeka kritikoi qasjen destruktive dhe të pa koordinuar të qeverisë së Kosovës në vendimet e saj, duke theksuar nevojën për t’i marrë seriozisht deklaratat që vijnë na Amerika dhe BE-ja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …