Deputeti, Haki Abazi, ka publikuar një kontratë, ku dokumentohet se në vitin 2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë “RAD” në veri në vlerë 574 mijë euro. Ai ka thënë se kjo kompani është kompani që ka lidhje me Milan Radoiçiqin në veri të Kosovës duke thënë se me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me Radojciqin”. Kjo kontratë është bërë me datën 13 korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojçiqit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojçiqin. Sipas dokumentit, Kompania “RAD” është në pronësi të Radulle Steviqit, mikut të Milan Radojçiqit, i cili është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.