Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po merret në pyetje gazetari, Nuhi Bytyçi në seancën gjyqësore kundër, Hashim Thaçit, Kadri ,Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ai ka thënë se dje prokurori Matt Halling e ka shqetësuar me disa informacione të paverifikuara që kanë dal në media. Megjithatë, dëshmitari i 71-të ka thënë se duhet të bërë kujdes që të akuzuarit të mos ndëshkohen në bazë të informacioneve të pa verifikuara. Unë kam pushuar pak sepse dje prokurori Halling me shqetësoi me disa informacione të paverifikuara nëpër mediat e ndryshme për të cilat unë nuk kisha njohuri deri me dje. Prandaj, iu lus që të fokusoni punën time si gazetar, në ngjarjet që kam ndjekur unë dhe në informacionet e konfirmuar nga unë. Dje, për shembull në mediet në Kosovë doli nga dëshmia ime, nga një pjesë e dëshmisë sime doli se janë vrarë dhjetë mijë civilë serbë. Unë kam deklaruar që janë vrarë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë. Gabimet e tilla mund t’i bëjnë edhe gazetarët edhe mediat. Prandaj, të keni kujdes që njerëzit që janë të akuzuar të mos ndëshkohen në bazë të disa shkrimeve apo informacioneve të paverifikuara”, ka thënë mes tjerash dëshmitari, Nuhi Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …