leoni

U mbajt takimi i radhës i Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit –  Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës

Edhe takimi i dytë i Këshillit organizativ për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së  Dëshmorëve të Komunës së Malishevës u drejtua nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ku në të morën pjesë edhe kryesuesi i kuvendit, Argjend Thaçi, përfaqësues të subjekteve politike në kuvendin e komunës,si dhe  OVL e UÇK-së në Malishevë e Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.  Kryetari Kastrati kërkoi nga anëtarët e Këshillit të angazhohen maksimalisht për përgatitjet për shënimin e “festës më të madhe për Malishevën” dhe që kjo ngjarje të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Më pas secili nga anëtarët kontribuoi me ide e propozime në përgatitjet e kësaj ngjarje të madhe historike dhe shumë të rëndësishme për komunën tonë dhe qytetarët. Të gjithë anëtarët e këshillit u pajtuan me  agjendën dhe programin e kësaj ngjarje  jubilare të 25 vjetorit të çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …