Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ia ka lexuar dëshmitarit një fragment nga libri i dëshmitarit në të cilin kishte folur për qëndrimet e Ibrahim Rugovës. Lidhur me UÇK-në “Paragrafi i parë thotë kështu: Derisa në Drenicë dhe Dukagjin iu bëhej rezistencë forcave ushtarake dhe policore serbe, në Prishtinë diplomatët amerikanë dhe evropianë vinin për të biseduar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugov. Në të njëjtën ditë kur u takua me diplomatët amerikanë Richard Holbrooke dhe Robert Gelbard, Rugova kishte deklaruar se ‘Nuk e di kush janë këta që po luftojnë’ dhe ‘ata janë dorë e zgjatur e Serbisë”, ka cituar Mishetq. Sipas tij, aty thuhej se Gelbard kishte thënë që UÇK-ja mund të përfshihej në listën e organizatave terroriste. Në anën tjetër, Serbia dëshironte ta tregonte forcën, thjesht nuk ishte e gatshme të bisedonte me shqiptarët për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Mishetiq, duke lexuar fragment nga “Libri i Luftës” i Nuhi Bytyçit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …