Gjatë dëshmisë së tij, para trupit gjykues, në Hagë, gazetari Nuhi Bytyçi, ka deklaruar se ish-kryetari, Ibrahim Rugova kishte thënë për UÇK-në se nuk e dinte se kush janë ata që po luftojnë dhe se janë dorë e zgjatur e Serbisë. Lidershipi politik në Prishtinë paraqitej sikur nuk ndodhte asgjë në zonat e luftës dhe se i mungonte gatishmëria për ta mbështetur UÇK-në, raporton “Betimi për Drejtësi”. “E ka thënë disa herë në konferencat me gazetarë që i ka mbajtur në Prishtinë çdo të premte. Këto janë publike. Unë nuk kam bërë intervistë, por kur e kanë pyetur gazetarët disa herë ashtu është shprehur. Unë e thash edhe më herët, lidershipi politik i Prishtinës nuk ka qenë në nivel të përgjegjësisë që kishte në ato rrethana të luftës. Nuk e kishte guximin por ishte shumë oportunist, paraqitej sikur nuk po ndodhte asgjë në zonat e luftës edhe pse atje zhvillohej luftë për liri edhe mungonte gatishmëria për ta mbështetur në të gjitha mënyra Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për ta mbështetur popullatën civile, për ta mbështetur luftën për liri”, ka thënë ai. Sipas tij, për shkak të këtij oportunizmi ndodhën shumë zhvillime jo të mira në zonat e luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …