Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, ish-zyrtarë të Policisë, akuzohen lidhur me përpjekjet e tyre për kriminalizimin e UÇK-së

Prokuroria dhe Policia e Kosovës, pas provave të faktuara të AKI, ndërmorën veprimet për arrestimin e Bedri  Shabanit, ish-doganier gjatë viteve të 90-ta, dhe Muharrem Qerimit, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, të cilët akuzohen lidhur me përpjekjet e tyre për kriminalizimin  e UÇK-së. Sipas burimeve, ata kanë pasur kontakte të rregullta me oficerin serb të BIA-s, Serxhan Roshiq, i cili është përmendur edhe në dëshmitë e dhëna në Hagë. Bedri  Shabani dyshohet për përpjekjet për të shtrembëruar të vërtetën mbi Masakrën e Reçakut dhe për të krijuar një “Shtëpi të Verdhë” në Kosovë, të ngjashme me atë në veri të Shqipërisë. Muharrem Qerimi, pas largimit nga policia, ka vazhduar të merret me patundshmëri dhe të paraqitet si një person me ndikim në AKI ose në shërbimet sekrete vendase. Sipas informacioneve të siguruara, qëllimi i tyre ka qenë nxitja e incidenteve etnike dhe dëmtimi i imazhit të Kosovës. Prokuroria disponon prova materiale dhe dokumentacion që vërtetojnë këto veprimtari. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të ndjekur ligjërisht të dyshuarit. Mbetjet e aktivizuara të Serbisë në Kosovë nuk janë me dhjetëra por me qindra, megjithatë është mirë që të paktën të mos heshtet veprimtaria e tyre, sepse disa syresh punojnë krejt hapur dhe pa asnjë pengesë kundër shtetit të Kosovës, të ngritur mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve. Shumë prej tyre janë dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë së Gjykatës Speciale  në Hagë. Serbia zyrtare mohon lidhjet me dy të arrestuarit për spiunazh në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …