leoni

Avdullah Hoti: Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së, elektorati ynë nuk shkon në Vetëvendosje

Avdullah Hoti: Jam i bindur se për bisedat telefonike të Mimoza Kusarit me terroristin Milan Radoiçiqi ka ditur Albin Kurti

Deputeti i  LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i bindur se bisedat telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin, Milan Radoiçiq janë bërë me dijeni dhe koordinimin e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Hoti ka thënë për KosovaPress se këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti që biseda është bërë në kohën kur Radoiçiq tashmë ishte në kërkim sipas legjislacionit në Kosovë. Në lidhje me pretendimet e kryeministri Kurti se këto biseda janë të montuara, Hoti i ka bërë thirrje të parit të ekzekutivit që të kërkojë hetime për t’i sqaruar këto pretendime. Ai  ka këmbëngulur që Kurti duhet të jap dorëheqjeje, pasi, sipas tij, ai tashmë është dorëzuar dhe nuk është në gjendje të çoj mandatin e tij deri në fund. Ndërkohë vetë Mimoza Kusari ka pranuar  se ka biseduar ne Radijçiqin  por nuk ka dashur të përgjigje  se a e ka ditur apo jo, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …