Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Tërpezë- Fshati i Ri – Çifllak dhe degëzimi i rrugës që lidhet me lagjen  Alidemaj në Pozheran

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës që lidh mes veti Fshatin e Ri, Çifllakun, Tërpezën  dhe Pozheranin.  Banorët e këtyre lokaliteteve, përkatësisht kryetarët e këshillave të fshatrave u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge, duke shtuar se ka një rëndësi të veçantë pasi lidhë mes veti këto lokalitete, por edhe ofron qasje më të mirë për bujqit që kanë tokat bujqësore në këtë zonë. Kryetari Haliti me këtë rast përmendi projektet të cilat janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, kurse për rendësin e rrugës që po asfaltohet, theksoi se do të jetë jetike për banorët pasi që shkurton distancën e qarkullimit, por edhe lehtëson qasjen në tokat bujqësore dhe plantacionet që janë në këtë pjesë. Përfaqësuesit e fshatrave Tërpezë, Pozheran, Çifllak e Fshat të Ri, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve Komunale dhe vlerësuan se ky projekt ka qenë që moti prioritet i këtyre lokaliteteve, i cili tani po jetësohet. Rruga Fshati i Ri-Tërpezë dhe lagja Alidemaj, kap një gjatësi afër 2 kilometra.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …