Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se kundër të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, sot i ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale, spiunazh. ndërkaq i pandehuri Muharrem Qerimi ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve andaj dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në njoftim.
