Fadil Sejdi Begu: Martirit, Leotrim Malush Ahmeti

 

Leotrim me thonë

Emri i babës Malush

Emri i nënës Kosovë

Po shtatë vjeç jam

 

Unë nuk qaj

Sepse ti do qeshësh

Nëna do mërzitet

Unë do udhëtoj me babin

 

Kot hedh granata

Kot djeg këtë tokë

Ka plot fëmijë tjerë

Kosova po lind sot.

 

Loti im, o barbarë

Është akull bore

Gjaku themel në kala

Flamur Kosove

 

Lamtumirë Nënë Kosovë

Më prit o Malush Ahmeti

Së bashku do ngremë

Lapidarin e lirisë.

 

Me respekt, dhimbje e dashuri.

 

Fadil Begu ( Bardh Sokoli)

Kontrolloni gjithashtu

Dr Flora Brovina: Ajshe Gjonbalaj, “Kreshnikja e Maleve tona “

Si ta quajmë rrëfimin kaherë të kërkuar që ta mësojmë, rrëfimin për një vajzë vuthjane. …