Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së e mori mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Ai ka një afat prej 20 ditësh për ta dorëzuar programin dhe emrat e kabinetit në parlament. Mickovski tha se qeveria e tij do të punojë për realizimin e premtimeve në fushatë. Shumica e re parlamentare i ka votat e nevojshme për miratimin e qeverisë. Kryetari Mickovski duke nisur nga sot ka një afat prej 20 ditësh për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Sipas Kushtetutës, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova ia dorëzoi atij mandatin për formimin e qeverisë, si drejtuesi i partisë fituese në zgjedhjet e 8 majit. Hristijan Mickovski ka mundësi serioze ta formojë qeverinë, përkatësisht të ketë 61 votat e nevojshme për miratimin e programit të tij dhe përbërjen qeveritare që do ta propozojë në 20 ditët e ardhshme”, tha kryetarja, Siljanovska Davkova.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …