Gjykata Speciale kundër UÇK-së, me seli në Hagë, fton për hetime ish-komandantin e FSK-së Kadri Kastrati

Gjenerali në pension, Kadri Kastrati, situatën aktuale në veri e quan të brishtë. por edhe të qetë

Gjenerali  në pension, Kadri Kastrati, situatën aktuale në veri e quan të brishtë, ndonëse sipërfaqësisht e njëjta duket e qetë. Ai ka thënë se Serbia po i stërvit qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe. Sipas tij ituata sipërfaqësisht është e qetë por unë mendoj që situata është e brishtë sepse Serbia nëpërmjet grupeve terroriste edhe pse kanë dështuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ata po i stërvitin qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe. Serbia po lëviz apo manovruar me ato brigadat e veta në territor të Kosovës.  Çdo lëvizje e forcave serbe në një mënyrë apo tjetër deklarojnë që kinse ata po lëvizin, ata lëvizin në territorin e vet, ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare dhe policore serbe qoftë lëvizjes së tyre në territorin e vet, qoftë nëse ia mësyjnë Kosovës, ne jemi të gatshëm që të kryejmë detyrat tona…  Serbia asnjëherë nuk e ka atë guxim që t’ia japë vetit atë komoditet që t’ia mësyjë Kosovës…”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …