Bedri Shabani e Muharrem Qerimi kishin pasur për detyrë që ta përkrahnin propagandën serbe për Masakrën e Reçakut

Bedri Shabani e Muharrem Qerimi kishin pasur për detyrë që ta përkrahnin propagandën serbe për Masakrën e Reçakut

Pas një hetimi dhe operacioni të përbashkët ne mes të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe Policisë së Kosovës dje kanë rënë nën pranga dy kosovarë të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me BIA-n serbe Bëhet fjalë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin. Sipas informacioneve të Gazetës Express brenda institucioneve të sigurisë, Shabani e Qerimi dyshohet se përgjatë viteve kishin pasur për detyrë që të kontaminonin luftën e UÇK-së, të përkrahnin propagandën serbe se Masakra e Reçakut ka qenë improvizim e gjithashtu Bedri Shabani kishte provuar që të shpikte një “Shtëpi të Verdhë” diku në një fshat të Reçakut ku kishte qenë një spital ushtarak i UÇK-së. Kohëve të fundit, Shabani e Qerimi dyshohet se kishin provuar të inskenonin edhe një konflikt ndër-etnik në Kosovë, duke bërë që të binin nën radarin e institucioneve të sigurisë së vendit. Për të dy, Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …