leoni

Dëshmitari serb, Zoran Stankoviq, u mor në pyetje para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

Dëshmitari serb, Zoran Stankoviq, u mor në pyetje para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

Dëshmitari serb,  Zoran Stankoviq,  gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë kundër krerëve të UÇK-së ka pohuar se vëllai i tij, Igori, djali i xhaxhait, Dragani dhe xhaxhai i tij, Millorad Stankoviq kanë qenë të mobilizuar në ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës. Fillimisht dëshmitari është pyetur nga mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokates, Sophie Menegon se e dinte që vëlla i tij Igori ishte intervistuar nga një gjykatës hetues në Gjykatën e Beogradit dhe ai e ka pohuar një gjë të tillë. Dëshmitari Stankoviq ka pohuar se ishte në dijeni që vëllai i tij ka qenë në uniformë. Dejani ishte marrë rezervist gjatë kohës së luftës e gjë të cilën Zoran Stankoviq e ka pohuar. Por, avokatja Menegon ka thënë se nga informatat që ata kanë, kushëriri i dëshmitarit, Dragan Stankoviq kishte kryer shërbim ushtarak me 1991-ën dhe kishte punuar gjatë luftës  në Kosovë, në vitet 1998-1999 si polic rezervist. Ishte thjesht rezervist ushtarak, ka thënë dëshmitari duke shtuar se këtë shërbim si rezervist e ka kryer në qytet dhe kishte armë kur ishte në këtë pozitë. Menegoni ka thënë se edhe për babain e Draganit, Milorad Stankoviq, ishte i mobilizuar dhe angazhuar në ushtri gjatë kohës së luftës. Vëllezërit e mi po, por unë jo. Avokatja  Megenon është fokusuar tek deklarata e dëshmitarit i cili kishte thënë se ia dogjën shtëpinë, por që nuk ishte i pranishëm vetë aty. Avokatja Menegoni e ka pyetur dëshmitarin se a  ka pasur mundësi që shtëpia të digjet aksidentalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …