Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka ngritur një çështje shqetësuese lidhur me zhdukjen e mbi 100 fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sipas tij, disa prej këtyre fëmijëve janë birësuar nga familjet serbe dhe nuk janë të vetëdijshëm për origjinën e tyre. Humolli ka theksuar se shumë nga këta fëmijë, të cilët sot janë në moshë madhore dhe në fazën e jetës kur mendojnë për martesë, janë rritur pa njohur të vërtetën për prindërit e tyre biologjikë. “Fëmijë që janë kidnapuar nuk e dinë që e kanë nënën në Kosovë. Tash është koha e martesës së tyre. Është gabim me thënë se jemi çliruar, është ndalur lufta, [por Rezoluta 1244 e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë. Këta ndërkombëtarët kanë bë presion mos me dalë në pah viktimat, mos me dalë në pah krimet që i ka kryer pushtuesi serb, me qëllim që me na përafruar neve mënyrë sa më të pranueshme me debatuar me Serbinë”, ka thënë Fatmir Humolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …