Ish-hetuesi policor në veri të Kosovës, Murat Mehmeti, ka pohuar se ka pasur dyshime të vazhdueshme për deputetë dhe policë të Kosovës si spiunë të Agjencisë Serbe të Inteligjencës. Sipas tij, dyshimet për spiunazh përfshinin edhe disa deputetë nga minoritetet. Nuk kam asnjë dyshim që ka deputetë spiunë të BIA-s, bile edhe nga minoritetet. Ne kemi pasur vazhdimisht dyshime për policët tanë, një grup i vogël ose policë të niveleve të ndryshme,” tha Mehmeti. Ai theksoi se deri në vitin 2006, kur ende nuk ekzistonte Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të gjithë policët e rinj u punësuan pa asnjë informacion paraprak nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …