Në Bruksel, gjatë javës së ardhshme, pritet të diskutohet për heqjen ose jo të sanksioneve kundër Kosovës

Javën e ardhshme, në Bruksel,  pritet të diskutohen mundësitë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës që janë në fuqi prej një viti. Shefi i BE-së, Josep Borrell, do të dorëzojë një raport për hapat që ka  ndërmarrë  Kosova, por opozita është skeptike për një epilog të shpejtë. Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, theksoi se vendimet në Bruksel merren ngadalë, duke shprehur dyshime për heqjen e menjëhershme të masave. Ai sugjeroi se, edhe pse disa qeveri të BE-së mund të jenë të gatshme të votojnë për heqjen e masave, procesi mund të marrë kohë. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se aksioni i fundit kundër institucioneve financiare ilegale në veri e ka komplikuar situatën, duke ndikuar negativisht në heqjen e masave,  ndërkombëtarët  kanë shprehur shqetësim se veprimet e Kosovës në veri mund të eskalojnë situatën dhe nuk japin arsye për heqjen e masave, tha  deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …