Bedri Islami: Vjehrra e Sali Berishës, UDB-ashi Mehmet Loci dhe këshilltarët e Edi Ramës

Veprimtari dhe analisti njohur, Bedri Islami, në një vështrim të tij botuar në gazetën Dita, shkruan se gazetari Mero Baze, në një emision televiziv, pohoi se vjehrra e kreut të Foltores, Sali Berisha, ishte bashkëpunëtore e shërbimit të fshehtë serb, dhe se, në shumë vite ajo është ndjekur si e tillë. Të dhëna, të sjellë nga burime të tjera dëshmojnë se të afërmit e saj në mbetjen Jugosllave, e më pas në Serbi, kanë pasur funksione të rëndësishme në aparatin e Millosheviqit, dhe se, të tjerë, nga e njëjta familje në Malin e Zi, do të ishin kumbarët e një lidhje mes shtetit shqiptar të periudhës presidenciale të Berishës dhe makinerisë vrastare të Millosheviqit. Baze, për shumë vite, si askush tjetër më parë e më pas, ishte njeriu në hije i ish kryeministrit apo ish presidentit Berisha, që kishte autoritet më shumë se secili ministër pranë tij, përvijonte vijën politike që duhej ndjekur dhe, për shumë kënd, ai trajtohej si porta hyrëse në zyrën e ish presidentit. Pra, është njeriu që më shumë se kushdo, edhe se familjarët e tij, di për të fshehtat dhe enigmat që përvëlojnë kreun e Foltores. Dyshimet për të dhënën e sjellë nga Baze kanë qenë të hershme. Shpesh herë pranë Berishës, por edhe shefave të tjerë qeveritarë, janë shfaqur jo rastësisht dhe jo befasisht, figura kontrakditore, të përfolura në lidhjet e tyre me shërbimin e fshehtë serb, e, më tej se kaq, si njerëz që kanë depërtuar në Shqipëri pikërisht përmes këtij shërbimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …