Të gjitha marrëveshjet Kosovë-Serbi duhet të zbatohen njëkohësisht, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund, ka theksuar se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen në të njëjtën kohë. Nuk duhet të ketë fokus të njëanshëm vetëm në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se ky Asociacion nuk përbën kërcënim për Kosovën. Ai nënvizoi rëndësinë e një plani për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se trajtimi i vetëm një çështjeje nuk është i mjaftueshëm. Ai kritikoi krahasimin e Asociacionit me Republikën Serbe, duke thënë se situatat janë krejtësisht të ndryshme dhe se Asociacioni nuk rrezikon shtetin e Kosovës. Diplomati suedez theksoi se është koha e duhur për të ecur përpara me themelimin e Asociacionit dhe për të bërë progres në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit që të mos ndikojë te dëshmitarët

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit …