Fillojnë punimet në rrugën e quajtur “Te pishat” në Lubishtë

Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës me zhavorr të  quajtur “Te Pishat”, në fshatin Lubishtë, e cila së shpejti do të jetë në shfrytëzim nga banorët. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që janë duke u zhvilluar në këtë rrugë. Ai u shpreh se kjo rrugë do të ju mundësojë banorëve dhe vizitorëve qasjen në bukuritë natyrore të këtij lokaliteti, duke e cilësuar një vend rekreativ dhe të mrekullueshëm në veçanti për ecje. Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po bëhet me buxhet komunal dhe atë nga shkolla e fshatit deri të pishat në Lubishtë. Ndërkaq banorët u shprehën tejet të kënaqur dhe mirënjohës ndaj institucioneve komunale, për investimet që po bëhen në fshatin Lubishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …