Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi akuzon kryetaren, Vjosa Osmani, lidhur me lirimin e agjentëve të BIA-s, në rastin Banjska

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, përmes një postimi e ka akuzuar kryetaren, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo dyshohet se ka negociuar për lirimin e agjentëve të BIA-s, në rastin Banjska. Këtë reagim e ka  publikuar në  një postim të tij, ku shkruan se  Vjosa Osmani, dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s në rastin Banjska. Daniela Vujiciq, dyshohej se ishte anëtare apo zyrtare e BIA-s, po ashtu dyshohet se në Shkup ka pasur takime me zëvendës- kryeministrin Besnik Bislimi”, shkruan ai. Bedri Elezi, ka përmendur edhe Mimoza Kusarin, e cila dyshohet se ka pasur takime dhe biseda me anëtarin e BIA-s serbe, Milan Radoiçiq. A do të kemi veprime ndaj këtyre personave për veprën e spiunazhit, ka pyetur Bedri Elezi, ekspert në fushën e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …