Dëgjimi i parë buxhetor në Komunën e Skenderajt

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt sot është mbajtur dëgjimi i parë buxhetor në kuadër të procesit të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027. Qytetarët pjesëmarrës në këtë dëgjim kanë parashtruar kërkesat për investime në zonat e tyre të banimit, të cilat, siç tha kryetari i Komunës, Fadil Nura, do të shqyrtohen dhe do të përfshihen në planifikimet buxhetore, me qëllim që buxheti i Komunës për vitin e ardhshëm dhe parashikimet për vitet pasuese, të jenë gjithëpërfshirës dhe buxhet i zhvillimit të komunës. Takimi i sotëm buxhetor është mbajtur me gra, studentë, të rinjtë dhe persona me aftësi kufizuara.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet diskutimi publik me qytetarët e Vitisë për planifikimin e buxhetit 2025-2027

Kuvendi Komunal i Vitisë dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, kanë organizuar sot një diskutim …